Për çdo qytetar:
Lejohet:
- Lëvizja e këmbësorëve në zonat urbane dhe të pashoqëruar me persona të tjerë në krahë brenda fashës së orareve 05:00 – 13:00 të përcaktuar nga organet kompetente.
- Lëvizja për nevojat bazë të furnizimit me produkte ushqimore apo farmaceutike, brenda fashës së orareve të përcaktuar nga organet kompetente.
- Lëvizja e personave të pajisur me autorizim nga organet kompetente apo në rastet e një emergjence shëndetësore ose shoqërues për të sëmurët që marrin shërbim në spital.
- Lëvizja në parqe, zona te gjelbra të hapura dhe në zona urbane duke respektuar detyrimin për të mos u grumbulluar në më shumë se 2 persona, të cilët duhet të respektojnë distancën prej jo më pak se 2 metra midis tyre.
- Lëvizja e mjeteve të trasportit të pajisura me autorizim të posacëm nga autoritet kompetente dhe mjetet e trasportit të punonjësve në institucionet publike dhe/ose privatë të cilët lejohen të qarkullojnë në intervalin kohor 5:00 deri në orën 8:00 dhe midis intervalit kohor nga ora 16:00 deri 17:00.
- Kërkesa për autorizim mjeti personal bëhet onlinë në faqen e Policisë së Shtetit dhe ju mund të pajiseni vetëm pasi shqyrtohet dhe miratohet nga strukturat përgjegjëse
- Qarkullimi vetëm me automjete personale 4+1 drejt apo prej Greqisë.
Ndalohet:
- Dalja nga shtëpia prej të Shtunës në orën 13:00 deri ditën e Hënë në orën 05:00.
- Nga data 30 mars, dalja në pazar pa marrë lejen digjitale me e-mail ose telefon në emër të familjes përmes aplikacionit online.
- Mos-vetëkarantinimi i detyrueshëm i shtetasve të ardhur nga zonat e prekura nga infeksioni COVID-19. Dënohet me gjobë në masën 700 000 (shtatëqind mijë) lekë.
- Mos-vetëkarantinimi i detyrueshëm i shtetasve të cilët kanë rezultuar pozitiv dhe nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm. Dënohet me gjobë në masën 700 000 (shtatëqind mijë) lekë.
- Lëvizja me mjetet e trasportit publik dhe privat të udhëtarëve qytetas, ndërqytetas dhe rrethqytetas deri në një urdhër të dytë.
- Lëvizja me mjetet e transportit për udhetarët (autobuza, autovetura, etj.) në hyrje dhe në dalje në pikat e kalimit kufitar tokësor duke filluar nga ora 23:59 e datës 15.03.2020.
- Qarkullimi i mjeteve të transportit, publik dhe privat, përfshirë automjetet private, në zonat dhe oraret e përcaktuara nga organet kompetente. Dënohet me heqje të lejes së drejtimit për një periudhë trevjeçare dhe me bllokim të mjetit.
- Lëvizja në parqe, zona të gjelbra të hapura dhe në zona urbane të grumbulluar në më shumë se 2 persona. Duhet të respektohet distanca prej jo më pak se 2 metra.
- Lëvizja për qytetarët jashtë orareve të përcaktuara të dhëna nga organet kompetente. Dënohet me gjobë në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.
- Lëvizja në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zona urbane, apo mjedise të tjera publike të hapura. Dënohet me gjobë në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.
- Lëvizja e këmbësorëve në zonat urbane vetëm jashtë fashës së orarit të lejuar 05:00 -13:00 dhe të pashoqëruar me persona të tjerë në krahë.
- Lëvizja e këmbësorëve pensionistë në zonat urbane deri në një urdhër të dytë me përjashtim të rasteve kur kanë një autorizim për të lëvizur ose emergjencave shëndetësore.
- Lëvizja e udhëtarëve drejt Italisë.
- Transporti i pasagjerëve nga dhe drejt Greqisë përmes rrugëve ajrore, detare dhe linjave të miratuara ndërkombëtare tokësore apo taksive të licencuara.
- Zhvillimi i aktiviteteve publike dhe jopublike, si aktivitete sportive, kulturore dhe konferenca, apo grumbullimet masive në vende të mbyllura apo të hapura, si koncerte, tubime dhe dëgjesa publike. Dënohen me gjobë në masën 5.000.000 (pesë milionë) lekë për organizatorët dhe ndalimin e aktivitetit.
- Hyrja e shoqëruesve dhe/ose e familjarëve të pacientëve në ambientet e shërbimit të urgjencës mjekësore, institucionet e kujdesit shëndetësor, ambientet e shërbimit spitalor ku janë duke marrë trajtim spitalor pacientët, vetëm me përjashtim të rasteve kur një kërkesë e tillë vjen nga drejtoria spitalore. Dënohen me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë për shoqëruesin dhe/ose familjarin e pacientit si dhe për personin përgjegjës që ka për detyrë zbatimin e këtij rregulli.