Për punonjësit e administratës publike | Coronavirus.al

Për punonjësit e administratës publike

  • Shpërnda postimin:

Për punonjësit e administratës publike

Lejohet
  • Të ushtrojnë detyrën e tyre pranë institucionit ku janë të punësuar, vetëm në fashën e orarit 05:00 -13:00
  • Nëpunësit civilë dhe punonjësit e administratës publike, mund të kryejnë çdo detyrë funksionale (nëse aprovohet nga nga eprori i drejtpërdrejtë ose titullari i institucionit) në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimit telefonik apo të mënyrave të tjera të komunikimit elektronik. (Përjashtohen nga zbatimi i këtij vendimi personeli shëndetësor.)
  • Titullarët e punonjësit e institucioneve që për shkak të detyrës u duhet të përdorin automjet, paraqesin pranë organeve kompetente kërkesën e arsyetimin për lëvizje me automjetin privat ose shtetëror, për tu pajisur me leje të veçantë.
Ndalohet:
  • Lëvizja në këmbë, me automjete private ose automjete shtetërore të punonjësve të administratës publike të institucioneve qendrore dhe atyre vendore (puna e të cilëve nuk lidhet me terrenin), përtej fashës së orarit 05:00-13:00.