Për Bizneset | Coronavirus.al

Për Bizneset

  • Shpërnda postimin:

Për Bizneset

Lejohet në çdo kohë
  • Transporti ndërkombëtar i mallrave (përfshi me Italinë apo Greqinë)
  • Automjetet që shpërndajnë mallra apo shërbime të domosdoshme
  • Shërbimi në banesë delivery apo catering
  • Lëvizja e akredituar për punonjësit e postës, shërbimeve të sigurisë së objekteve, transportit ndërkombëtar, shërbimeve të tjera esenciale.
Lejohet vetëm në fashën e aprovuar të orareve (05:00-13:00)
  • Tregtimi i produkteve ushqimore me pakicë apo shumicë, barnave, produketeve mjekësore dhe institucionet financiare.
Do të lejohen hapur brenda fashës së këtij orari vetëm:
  • Supermarkete
  • Markete
  • Farmaci
  • Pika karburanti
  • Bankat
  • Veterinerët
  • Ofiçinat
  • Shërbimet esenciale

Aktivitetet që do të vijojnë punën (kompanitë detyrohen të respektojnë kushtet e sigurisë, distancës dhe higjenës për punonjësit e tyre)

  • Bujqësia
  • Blegtoria
  • Peshkimi & akuakultura
  • Prodhimi i ushqimeve
  • Prodhimi i pijeve, duhanit
  • Prodhimi & përpunimi barnave
  • Mineralet
  • Nafta dhe gazi
  • Fasonet
  • Call center
  • Metalurgjia
  • Kauçuku & Plastika
  • Industria kimike
  • Industria elektrike
  • Përpunimi i drurit
  • Energjia & gazi & ajri i kondicionuar
  • Prodhimi i ujrave
  • Ndërtimi
  • Ofiçinat
  • Tregtimi i automjeteve
  • Tregtimi i pajisjeve elektronike
Ndalohet në çdo kohë
  • Rritja e çmimeve të shitjes për produktet ushqimore, barnat, pajisjet mjekësore dhe shërbimet
  • Penalizimi nga bankat apo institucionet financiare i subjekteve që provojnë paaftësi paguese kreditore në periudhën mars-maj
  • Eksporti i barnave apo pajisjeve mjekësore jashtë Republikës së Shqipërisë
  • Hapja e bareve, restoranteve, fast-food, pubeve, lokaleve të natës, palestrave, etj
  • Ofrimi i shërbimeve nga klinikat dhe kabinetet dentare
  • Organizimi i çdo veprimtarie që krijon grumbullim personash
Mbyllen
  • Qendrat tregtare
  • Objektet fetare
  • Institucionet arsimore
  • Libraritë
  • Bibliotekat
  • Muzeumet
  • Gomisteritë
  • Dyqane veshjesh & këpucësh
  • Pika të materialeve të ndërtimit
  • Dyqane tapicerish e qilimash
  • Elektroshtepiaket
  • Kancelaritë
  • Mallrat sportive
  • Instrumentat muzikore
  • Dyqane lodrash
  • Luleshitës
  • Dyqane kafshësh shtëpiake
  • Argjendaritë
  • Mobileritë
  • Galeritë e artit
  • Shërbime ushqimi dhe pije (përjashtuar catering/delivery)
  • Aktivitetet rekreacionale
  • Aktivitetet sportive
  • Berber, parukier
  • Qendrat estetike
Masat detyruese për bizneset e produkteve ushqimore dhe atyre farmaceutike

Të gjitha subjektet që tregtojnë produkte ushqimore dhe produkte të tjera, me shumicë, të domosdoshme për përballimin e situatës së epidemisë, janë të detyruar të marrin masa për mbajtjen e rezervave që tregtojnë për një periudhë 3-mujore ose në përputhje me jetëgjatësinë e produktit. Mallrat e blerë, me qëllim përballimin e situatës, në rast kur me përfundimin e situatës së epidemisë nuk janë shitur në tregun e lirë, me kërkesë të subjektit, mund t’i shiten Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit, sipas faturës me të cilën këto mallra janë blerë.

Të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë barna/pajisje mjekësore, subjekte që prodhojnë barna dhe pajisje mjekësore dhe subjektet që ofrojnë shërbime shëndetësore, të jenë në gatishmëri dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar furnizime me barna dhe pajisje mjekësore dhe për të ofruar shërbime shëndetësore të nevojshme, në kuadër të përballimit të situatës së emergjencës së shkaktuar nga COVID-19.

Mosmarrja e masave si më sipër dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë dhe me përjashtimin nga procedurat e prokurimit publik për një periudhë 3-vjeçare nga Agjencia e Prokurimit Publik.