Masat financiare | Coronavirus.al

Masat financiare

  • Shpërnda postimin:

7 masat e qeverisë për koronavirusin

  • 2.5 miliardë lekë (20 mln euro) për luftën në vijën e zjarrit, që vihen në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë, për pajisje e materiale mjekësore apo mbështetje të stafeve mjekësore.
  • 10 miliardë lekë (80 mln euro) përmes instrumentit të një garancie sovrane për kompanitë që kanë vështirësi objektive për të paguar pagat e punonjësve.
  • 6.5 miliardë lekë (53 mln euro) për nevojat më imediate:
    – Për shtresat më në nevojë;
    – Për biznesin e vogël;
    – Për papunësinë e mundshme për shkak të luftës
  • 2 miliardë lekë (16 mln euro) që vihet në dispozicion të Ministrisë së Mbrojtjes, për Operacionin Humanitar.
  • 1 miliardë lekë (8 mln euro) si fond rezervë për Këshillin e Ministrave, për cdo urgjencë të paparashikueshme.
    Gjithashtu:
  • Do të fshijmë përgjithmonë kamatvonesat për debitorët aktivë që kanë konsum energjie sot, familjarë apo biznes i vogël, me efekt financiar deri në 15 miliardë lekë (120 mln euro). Nga kjo masë do të përfitojnë 211 mijë e 24  abonentë.
  • Do të riskedulojmë në 6 mujorin e dytë të vitit 2020 dhe në vazhdim, tatim fitimin për të gjithë biznesin deri në fashën nga 2 deri në 14 milionë lekë, ose nga 20 deri në 140 mijë dollarë xhiro. Shtyrja e dorëzimit të bilanceve për një periudhë deri në 1 qershor të këtij viti për bizneset që dorëzojnë bilancet në QKB online ose drejtë për drejtë.