Manastirliu: Shërohen edhe 2 infermierë të prekur nga COVID-19 | Coronavirus.al

Manastirliu: Shërohen edhe 2 infermierë të prekur nga COVID-19

  • Shpërnda postimin:

Tiranë, 3 Prill- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se janë shëruar 2 infermierë të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues.
Në total deri tani janë shëruar 15 personel shëndetësor.

Postimi i Ministres Manastirliu

🟢 Edhe 2 infermierë janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në #IShP 

Shkon në 15 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga 🤜#COVID19🤛

Deri tani 89 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19❗️

#FORCA