Manastirliu: Shërohen 4 mjekë dhe infermierë të prekur nga COVID-19. Mes tyre dr. Skënder Brataj dhe dr. Andi Koraqi | Coronavirus.al

Manastirliu: Shërohen 4 mjekë dhe infermierë të prekur nga COVID-19. Mes tyre dr. Skënder Brataj dhe dr. Andi Koraqi

  • Shpërnda postimin:

Tiranë, 14 Prill- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se dr. Skënder Brataj dhe dr. Andi Koqari janë shëruar dhe po ashtu edhe dy infermierë e kanë mundur sëmundjen e rrezikshme. Në total deri tani janë shëruar 36 personel shëndetësor.

Postimi i Ministres Manastirliu:

#LajmetëMira për stafet mjekësore

Më gëzon pa masë lajmi se dr. Skënder Brataj dhe dr. Andi Koraqi e kanë mundur sëmundjen e rrezikshme dhe sot janë të shëruar nga #COVID19

Katër mjekë dhe infermierë janë shëruar në 24 orët e fundit. Deri tani 3️⃣6️⃣ personel mjekësor janë #shëruar nga COVID-19.

2️⃣4️⃣8️⃣ pacientë dhe staf mjekësor e kanë fituar betejën me #COVID-19

#FORCA