Manastirliu: 50 mjekë dhe infermierë të shëruar | Coronavirus.al

Manastirliu: 50 mjekë dhe infermierë të shëruar

  • Shpërnda postimin:

Edhe 3 infermiere te shëruara në 24 orët e fundit, shërohen pjesa më e madhe e mjekëve dhe infermierëve

Tiranë, 23 Prill- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se edhe 3 infermiere janë shëruar nga COVID-19, pas testit konfirmues.

Pjesa më e madhe e mjekëve dhe infermierëve janë tashmë plotësosht të shëruar nga COVID19. Në total deri tani janë shëruar 50 personel shëndetësor.

Postimi i Ministres Manastirliu:

Edhe 3️⃣ infermiere në Shkodër dhe Kukës janë shëruar nga #COVID19, mes 7 të shëruarve të 24 orëve të fundit 🙏🏼

Janë 5️⃣0️⃣ personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19

Deri tani janë 4️⃣1️⃣0️⃣pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19

#FORCA