Pyetje të shpeshta | Coronavirus.al

Pyetje të shpeshta

Ashtu si dhe gripi i zakonshëm, infektimi me COVID-19 mund të shkaktojë simptoma të lehta, përfshirë rrufë, dhembje fyti, kollë dhe ethe. Për disa persona mund të jetë më e rëndë dhe mund të çojë në pneumoni ose vështirësi në frymëmarrje.

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 4,232 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 139 qytetarë, në këto bashki: 41 raste në Tiranë, 21 raste në Shkodër, 13 raste në Vlorë, 7 raste në Elbasan, 5 raste në Kavajë, Lushnje, 4 raste në Durrës, Kukës, Vau i Dejës, Gramsh, 3 raste në Fier, Mat, Sarandë, Malësi e Madhe, Patos, 2 raste në Korçë, Lezhë, Kamëz, 1 rast në Krujë, Kurbin, Has, Berat, Gjirokastër, Pogradec, Përmet, Dimal, Himarë, Peqin.

Aktualisht janë 876 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 29 pacientë.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një 79-vjeçar nga Durrësi.  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerës.

Janë shëruar 25 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,395 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (07 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         139
Të shëruar në 24 orë       25
Të shtruar në spitale       29
Humbje jete në 24 orë     1
Testime ditore                 4,232

Testime totale             926,332
Raste pozitive             133,730
Raste të shëruara       130,395
Raste Aktive                      876
Humbje jete                    2,459

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             319
Shkodër          137
Elbasan           89
Vlorë               83
Fier                  57
Berat               48
Lezhë              44
Durrës             34
Kukës              24
Korçë               18
Gjirokastër       17
Dibër                 6

 

25 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 389 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 23 qytetarë, në këto bashki:

10 në Tiranë, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Durrës, Mat, nga 1 qytetarë në Lushnje, Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë.

Janë 594 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 55 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,647 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 23

Të shëruar në 24 orë 55

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 389

Testime totale 1,978,622

Raste pozitive 330,830

Raste të shëruara 326,647

Raste Aktive 594

Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 284

Elbasan 67

Fier 55

Shkodër 53

Vlorë 32

Durrës 31

Lezhë 19

Dibër 21

Korçë 11

Berat 10

Gjirokastër 11

Kukës 0

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Simptomat janë të ngjashme dhe përbëhen nga: kollë, temperaturë e lartë, vështirësi në frymëmarrje apo dhembje muskujsh. Është mjeku specialist i cili vendos nëse dyshohet për COVID-19, dhe nëse është e nevojshme do të kryhen teste laboratorike për të konfirmuar diagnozën.

Virusi nuk njeh preferenca por njerëzit e moshuar, dhe njerëzit me sëmundje kronike (të tilla si diabeti dhe sëmundja e zemrës) janë më të rrezikuar nga zhvillimi më i rëndë i sëmundjes.

Informacionet paraprake sugjerojnë se virusi mund të mbijetojë disa orë. Lëndët dezinfektante mund të vrasin virusin duke parandaluar infektimin e njerëzve të tjerë.

Zakonisht sëmundjet e frymëmarrjes nuk transmetohen me ushqim, i cili në çdo rast duhet të trajtohet duke respektuar praktika të mira të higjienës dhe duke shmangur kontaktin midis ushqimit të papërpunuar dhe atij të gatuar.

Po, mund të transmetohet nga një person në tjetrin, zakonisht pas kontaktit të ngushtë me një person të infektuar (p.sh. në ambientet e punës, në shtëpi, apo në qendrën e kujdesit shëndetësor).

Sipas raporteve të fundit, mund të jetë e mundur që personat e infektuar me COVID-19 të jenë të infektuar përpara se të shfaqin simptoma domethënëse. Sidoqoftë, bazuar në të dhënat e disponueshme aktualisht, njerëzit që kanë simptoma po shkaktojnë përhapjen e shumicës së virusit.

Koronavirusi i ri është një virus që prek rrugët e frymëmarrjes i cili përhapet kryesisht përmes kontaktit me një person të infektuar përmes spërklave kur një person kollitet ose teshtin, ose përmes sekrecioneve të pështymës ose të hundës.

1 metër.

Bazuar në të dhënat e disponueshme, konsiderohet e pamundur që një infeksion të mund të merret përmes dorezave. Sidoqoftë, për të parandaluar infeksionet është praktikë e mirë të lani duart shpesh dhe me kujdes pasi të prekni objekte dhe sipërfaqe potencialisht të ndotura para se të prekni fytyrën, sytë dhe gojën.

OBSH rekomandon të mbani maskë vetëm nëse dyshoni se jeni i infektuar me COVID-19 apo i sherbeni nje personi te semure me COVID19. Përdorimi i maskës ndihmon për të kufizuar përhapjen e spërklave dhe nëpërmjet tyre të virusit, por duhet të ndiqet edhe me masa të tjera të higjienës respiratore dhe të duarve.

Jo, nuk është e nevojshme.

Jo, antibiotikët nuk janë efektivë kundër viruseve, por funksionojnë vetëm kundër infeksioneve bakteriale.

Kontaktoni numrin e telefonit “127” të Urgjencës Kombëtare dhe vishni një maskë kirurgjikale nëse jeni në kontakt me persona të tjerë.

Jo, por mund të jetë e mundur që një person të mund të marrë COVID-19 duke prekur një sipërfaqe ose objekt që ka virusin në të dhe pastaj të prekë gojën, hundën ose ndoshta sytë.

Sigurisht. Shumica e njerëzve me koronavirus shërohen plotësisht. Deri më tani, përqindja e vdekshmërisë në nivel botëror është rreth 2%, por shkalla e vërtetë e vdekjes mund të jetë shumë më e ulët, pasi mbijetesa nga koronavirusi mund të mos jetë dokumentuar si një e tërë ende.

Ende nuk ka asnjë datë të përcaktuar. Shtrëngimet në fuqi do të zgjasin përgjatë të gjithë periudhës së emergjencës.

Transporti ndërkombëtar i mallrave, shpërndarja e mallrave apo shërbime të domosdoshme, delivery/catering, posta, kompanitë e sigurisë fizike, shërbime të tjera esenciale.

Brenda orarit 5.00-13.00, punonjësit e çdo kompanie lejohen të qarkullojnë lirisht. Për automjetet nevojitet akreditimi dhe qarkullimi kufizohet ne fashat 5-8 dhe 12-13.

Supermarketet, marketet, farmacitë, pikat e karburantit, bankat, veterinerët, ofiçinat, shërbimet esenciale.

Kafe, bar, restorante, pabe, fast food, palestër, kinema, qëndra argëtimi, lojrash, qëndrat tregtare, dyqane veshjesh dhe artikujsh jo të domosdoshëm, qëndra estetike, qëndra tregtare, dentistë.
LISTA E PLOTË NË SEKSIONIN “Për bizneset” – https://coronavirus.al/per-bizneset/

Jo. Për fat të keq, klinikat dentare mbeten të mbyllura deri në një urdhër të dytë. Rastet e urgjencës mund të trajtohen në spital.

Jo. Qendrat tregtare janë të mbyllura deri në një urdhëresë të dytë, përfshi edhe marketet apo supermarketet që operojnë brenda tyre.

Lëvizja jashtë orarit 5-13, qarkullimi me automjet të paakredituar, ecja në grup më shumë se 2 persona, qëndrimi nën 2 metra larg personit tjetër në rrugë apo pika shitje.

Po, por vetëm me makina personale 4+1 dhe leje të posaçme paraprake.

Transporti drejt aeroportit është i lejuar, por nevojitet një leje për udhëtarin dhe transportuesin (maksimumi vetëm një i tillë), si dhe biletat e udhëtimit për të verifikuar lëvizjen.

Qarkullimi brenda vendit lejohet vetëm për arsye madhore, si arsyet shëndetësore.

Lejohet shoqërimi i një individi të sëmurë nga vetëm një familjar i tij, pavarësisht orarit të karantinës.

Detyrohen për qëndrim të detyrueshëm 2-javor në banesë.

Qëndro në shtëpi, kërko asistencë mjekësore pa shkuar vetë në spital. Një ekip i specializuar do të mbërrijë në banesë për të konstatuar infektimin dhe hapat e mëtejshme nëse rezulton pozitiv.

Shëtitjet në natyrë, rrugë, parqe apo vende të tjera publike janë të ndaluara dhe të dënueshme me gjobë përgjatë periudhës së emergjencës.

Vlejnë të njëjtat rregulla si për individin. Pa një akreditim nga ana e institucionit, qarkullimi me automjet është i ndaluar.

Është i lejuar në fashat e orareve 5-8 dhe 12-13. i pakufizuar për transportin e mallrave dhe shërbimeve esenciale.

Marrja e familjarëve pa arsye në automjet është e ndaluar. Përdorimi i automjetit për punë, brenda fashës orare lejohet me vetëm një destinacion, punë-shtëpi.